VIDEO/ Zëvendësohet pas 25’ lojë, Marash Kumbulla tremb Veronën dhe Kombëtaren

Sfida e sotme midis Bolonjës dhe Veronës ka rezultuar fatale për mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën në minutën e 25-të të takimit pas një dëmtimi që pësoi.

19-vjeçari nuk mundi të rezistonte më shumë dhe la takimin në mes.

Ende nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit dhe afati që ai do të mungojë.

Dëmtimi i sotëm erdhi si një goditje e rëndë për Kumbullën, i cili po kalonte një formë fantastike në kampionatin italian dhe shumë klube të mëdha kishin bërë oferta për ta blerë.