Publikohet videoklipi i këngës 'I love Tropoja'

Ermal Mamaqi ka publikuar sot videoklipin e filmit ‘I love Tropoja’ që duket se në kinema do të shfaqet në 29 janar. Kënga mban titullin ‘Mall i zjarrtë’ dhe këndohet nga vetë Ermal Mamaqi për të cilin kujtojmë se u bënë vite duke mos e dëgjuar më si një këngëtar por e kemi parë vetëm si moderator dhe artist humori së fundmi.

Në videoklip shfaqen disa skena nga filmi mes Ermalit dhe Arjolës , skena plot humor dhe romanticizëm. Kënga është kompozuar nga i madhi Valentin Veizi ndërsa vargjet janë shkruar nga poetja, Alma Papamihali, poezitë e së cilës janë përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme.