Zidane zbulon arsyen e mungesës së Gareth Bale

Mirëpo ajo që ra në sy në këtë sfidë ishte mungesa e Gareth Bale. Uellsiani nuk ishte në listë e trajnerit Zinedine Zidane për këtë takim dhe mediat spanjolle filluan të aludonin se tashmë rrugët mes Bale dhe Realit ishin ndarë.

Mirëpo këtyre spekulimeve u ka dhënë vetë përgjigje tekniku francez. Zidane u shpreh për “Beln Sports” se Bale ka shfaqur disa probleme dhe për këtë arsye është lënë jashtë.

"Gareth pati disa probleme të vogla gjatë javës dhe si zakonisht, me lojtarë që preken pak, ne nuk rrezikojmë", tha Zinedine Zidane.