Roma gjen zëvendësuesin e Zaniolos
Dëmtimi i mesfushorit, Nicolo Zaniolo ka bërë që drejtuesit e Romës të futen në merkato për të gjetur një zëvendësues të lojtarit.
Shumë emra kanë qarkulluar kohët e fundit në media, por deri më tani asgjë konkrete.
Sipas atyre që raportojnë mediat italiane emri i fundit në listë është ai i spanjollit Iago Falque, që ka qenë pjesë e verdhekuqve në sezonin 2015-2016, duke luajtur 22 ndeshje dhe shënuar 2 gola, para se të transferohej te Torino, ku luan edhe aktualisht.
Me 30 gola në 98 ndeshje me Torinon, Falque duket se josh drejtuesit e Romës ta rikthejnë edhe njëherë në kryeqytet, ndaj Petrachi ka gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e 30-vjeçarit.