Atentati në Vlorë/ Detaje nga sulmi me armë ndaj Çepajt, shoqërohen 10 persona
Nikollaq Çepaj, mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Atij iu bë atentat me kallashnikov, teksa pinte kafe në lokal bashkë me kunatin e tij i cili gjithashtu u plagos.
Burimet nga spitali i Vlorës thanë se 36-vjeçari Nikollaq Çepaj ka marrë pesë plumba, në kokë dhe trup. Ai u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rënde.
Nikollaqi, apo Niko siç e thërrisnin kishte ndryshuar mbiemrin nga Taullaraj në Çepaj (mbiemri i gruas). Roland Çepaj i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është kunati i tij.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes gjatë të shtënave me kallashnikov ne vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 15 gëzhoja kallashnikovi. Ndërsa burime nga Policia e Vlorës njoftojnë se janë shoqëruar në polici 10 persona, të cilët mendohet se mund të kenë qenë dëshmitare, por ende asnjë autor.
Gjithashtu, pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të të lënduarve, dëshmitë e të cilëve mund të ndihmojnë identifikimin e autoreve.
Policia dyshon se në atentat morëm pjesë dy persona, ndërsa për shkak të errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të dy të rinjve.
Dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e 37- vjeçarit, Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.