VIDEO/ Mbrojtësi në Angli ‘shndërrohet’ në portier, shikoni çfarë ka bërë!

Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në futbollin anglez, në ndeshjen mes Bournemouth dhe Norwich.

Mbrojtësi i Bournemouth, Steve Cook, ka bërë pritjen e sezonit në Premier League, por për fat të keq, ai nuk është portier.

Cook u përjashtua me karton të kuq, pasi priti gjuajtjen e kundërshtarit, duke ndihmuar portierin e tij, i cili mbeti larg portës.