Gjendet i djegur automjeti i autorëve të plagosjes së dyfishtë në Vlorë

Policia ka gjetur dy orë pas atentatit të ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme, të djegur automjetin me të cilin dyshohet u krye plagosja e dyfishtë në një local në lagjen ‘Kushtrimi’, ku mbetën të plagosur shtetasit Nikollaq Çepaj dhe Ronald Çepaj.

Automjeti është gjendur i djegur në aksin Vlorë-Fier, ndërkohë që nuk ka asnjë infomacion mbi autorët e mundshëm të këtij atentati. Nikollaq Çepaj është qëlluar me një plumb në kokë dhe disa në kofshë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Vlorës, ndërsa në gjendje më të stabilizuar ndodhet kunati i tij Ronald Çepaj.

Nikollaq Çepaj kishte vetëm tri ditë që ishte liruar nga burgu, pas një plagosje që kishte kryer në muaj maj të vitit 2018.