VIDEO/ Sapo kishte dalë nga burgu, çfarë dihet për të plagosurit në Vlorë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Vlorës, ku gjatë një shkëmbimi zjarri kanë mbetur të plagosur dy personat e plagosur i përkasin moshës 23 dhe 50 vjeç.

Ata janë plagosur pasi një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të lokalit ku ata ndodheshin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 minuta në lagjen 'Kushtrimi'.

Njëri nga të plagosurit mësohet se sapo kishte dalë nga burgu.

Ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.