Detaje të reja/ Konflikt me armë zjarri, raportohet për dy persona të plagosur

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Vlorës , ku mësohet se në orët e pasdites ka ndodhur një konflikt me armë zjarri.

Në fillim u tha për një person të mbetur të plagosur rëndë, ndërsa tashmë raportohet se janë dy persona të plagosur.

Ngjarja sipas burimeve nga terreni ka ndodhur në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ndërkohë që nuk dihen ende motivet dhe autorët.

Personat e plagosur janë dërguar në spital.