Në Angli protesta kundër VAR-it: Prehu në paqe futboll...

Teknologjia VAR po refuzohet nga tifozët e futbollit në Angli.

VAR ka qenë vendimtar këtë sezon, por shpeshherë ka pasur edhe vendime kontroverse, kur në çështje milimetrash ka vendosur për anulime të golave.

Gjatë javës së kaluar, tifozët e Crystal Palace ishin ata që ngritën pankarta kundër VAR, kurse sot, pikërisht në ndeshjen kundër Crystal, janë tifozët e Man City ata që kanë përcjellë një mesazh se VAR-i po vret lojën.

“Prehu në paqe futboll. VAR është këtu. Respektoni tifozët” shkruhej në pankartat e tifozëve të Man City.

Ndeshja mes Manchester City dhe Crystal Palace përfundoi në barazim 2-2.