Me gurë dhe hunj në duar/ Protestuesit përplasen dhunshëm me forcat e sigurisë
Të shtunën, pranë parlamentit të Libanit, forcat e sigurisë në Beirut qëlluan me gaz lotsjellës dhe përdorën pompa uji, në përleshje me protestuesit e armatosur me hunj e degë pemësh.
Pas një përgjumje në protesta kryesisht paqësore që shpërthyen në të gjithë vendin në tetor për gjendjen e ekonomisë, njerëzit mbushën sërish rrugët këtë javë, raporton Reuters.
Ata janë të zemëruar nga një elitë në pushtet që e ka drejtuar vendin drejt krizës më të keqe ekonomike në dekada.
Policia duke mbajtur shkopa dhe duke gjuajtur gaz lotsjellës, ka plagosur dhjetra njerëz në protestat r ditëve të fundit, duke alarmuar grupet e të drejtave të njeriut.
Të martën në darkë, zemërimi me bankat të cilat kanë frenuar hyrjen e njerëzve në kursimet e tyre, u përballën me protestuesit që shkatërruan fasadat e bankave dhe ATM-të.
Forcat e Brendshme të Sigurisë në Liban thanë të shtunën se policia në Bejrut po përballet "dhunshëm dhe drejtpërdrejt" në një nga hyrjet në parlament.
Në një cicërimë, u bëri thirrje njerëzve të largohen nga zona për sigurinë e tyre.
Dëshmitarët thanë që ata panë të rinj që po godisnin me gurë dhe vazo lulesh drejt policisë, ndërsa protestuesit u përpoqën të kalonin përmes një hyrjeje, në një rreth të kufizuar, që përfshin parlamentin.