Debuton me gol, Jasir Asani i dhuron fitoren AIK-ut

Jasir Asani e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij në Suedi.

Ish-numri 10 i Partizanit ka debutuar me gol në miqësoren kundër Karlstadit.

Klubi i AIK-ut fitoi me rezultatin 2-1, ndërsa Asani ka entuziazmuar tifozët duke shënuar në minutën e 72’.

Kujtojmë që pas dy sezonesh, Asani la në janar ekipin e Partizanit me të cilin arriti të shpallej edhe kampion.