FOTO/ Gent Zenelaj si rrallëherë ndan momente të ëmbla me vajzën e tij: Dashuri bio

Aktori dhe moderatori i njohur, Gentian Zenelaj publikon herë pas here momente të ndryshme nga përditshmëria e tij në punë apo teatër në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Ndonëse Zenelaj nuk ka ndarë shpesh foto me familjen e tij, duket se ditën e sotme ai ka bërë një përjashtim.

Genti ka publikuar disa foto pranë vajzës së tij të vogël, e cila duket se e ka përqafuar e qeshur babin.

Ajo çfarë bie në sy është ngjashmëria e madhe e vogëlushes me Gentin.

“Dashuri bio”, ka shkruar aktori krah fotove ku nuk kanë munguar komentet e ndryshme.

Disa prej ndjekësve kanë theksuar ngjashmërinë e madhe të vajzës duke e quajtur “Genti i vogël”.