Media iraniane: Kutitë e zeza të avionit të rrëzuar do të dërgohen në Ukrainë

Dubai – Kutitë e zeza të avionit ukrainas që u rrëzua aksidentalisht nga forcat iraniane këtë muaj, do të dërgohen në Ukrainë,  bëri të ditur agjencia e lajmeve Tasnim të shtunën.

Më 11 janar 2020, Irani e pranoi se gabimisht e kishte rrëzuar avionin ukrainas me 176 persona në bord dhe shprehu keqardhjen e thellë, pasi fillimisht e mohoi se e rrëzoi avionin, në kushtet e gjendjes së tensionuar pas sulmeve të raketave iraniane mbi objektivat e SHBA në Irak.

“Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhje të thellë për këtë gabim katastrofik”, shkroi Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani para një jave në Tëitter, duke premtuar se cilido që ndodhej pas këtij incidenti, do të ndiqej penalisht. “Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet në zi.”

Valixhja ku ndodhen kutitë e zeza të avionit