Mjerim dhe tragjedi/ 2-vjeçari po luante te kasollja e pulave kur ra zjarri

Vdekja tragjike e 2 vjeçarit nxorri në pah varfërinë e skajshme në të cilën jetonte familja Çoku në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, i vogli po luante në kasollen e pulave ngjitur me banesën ku ndodhej e ëma me motrën e vogël

E ëma nuk e dinte që djali kishte qenë në kasolle dhe kanë qenë zjarrfikësit, që pasi kanë shuar flakët, kanë konstatuar trupin e pajetë të fëmijës, raporton Ora News.

Fqinjët tregojnë se familja prej 10 anëtarësh jetonte në kushte të vështira dhe e vetmja e ardhur për ta ishte puna e kryefamiljarit që mblidhte skrap. 

“Zjarri është shkaktuar nga tubi i sobës. Një shkëndijë ka rënë dhe ka marrë flakë kasollja. Fëmija ka qenë duke lozur brenda”, thonë fqinjët.

Fëmija mësohet se ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe djegiet që ka pësuar.