", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Al Saadi i Xavit fiton Kupën e Katarit

Legjenda e Barcelonës dhe trajneri aktual i Al-Saad, Xavi Hernandez  javën e kaluar pushtojë mediat botërore pasi emri i tij lidhej me një rikthim te klubi ku u rrit si futbollist, por këtë herë në rrolin e trajnerit. Mirëpo, Hernadez e refuzojë këtë post dhe vendosi që të qëndrojë te klubi nga Katari pasi tha se dëshironte të fitonte tituj të tjerë me ekipin e Al-Saad.

Kjo gjë nuk vonojë shumë dhe mbrëmjen e djeshme në finalen që ekipi i drejtuar prej tij zhvilloi ndaj Al-Duhail doli triumfues.

Al-Saad fitojë me rezultatin 4-0 ndaj ekipit ku luajn Mario Mandzukic dhe Mehdi Benatia.

Kjo erdhi si një tronditje e madhe duke pasur parasysh që Al Duhail aktualisht janë skuadra më në formë në Katar dhe po udhëheqin ligën.

Nam Tae-Hee, Bagdad Bounedjah (dy) dhe Akram Afif ishin në listën e golashënuesve, pasi Xavi siguroi trofeun e dytë në Katar pas fitores së Superkupës ndaj të njëjtëve kundërshtarë verën e kaluar.

Gabi Fernandez, dikur i Atletico Madrid, ishte gjithashtu pjesë e ekipit triumfues të Al Sadd.