Motra e Elvana Gjatës, bën gjestin prekës për të prekurit nga tërmeti

Migena Gjata ka vendosur t’u vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti e datës 26 nëntor të vitit që lamë pas, duke organizuar një koncert bamirësie.

Motra e këngëtares Elvana Gjata, e cila është një soprano dhe jeton në Gjermani, e ka dhënë vetë lajmin në Instagram.

Ajo shprehet se është koha që ne që i shpëtuam tërmetit, t’u vijmë në ndihmë njerëzve që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë e tyre.

Koncerti do të mbahet në Dusseldorf më 2 shkurt.