'Në Kosovë po bëhet 'luftë' mes Turqisë dhe Iranit për kontrollin e bektashinjve'

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës Ajni Sinani shprehet se, Turqia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të mos lejuar që bektashinjtë e Kosovës të orientohen nga Irani dhe të shkëputen nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Turqia punon që grupet që janë të organizuara si tarikate edhe në Kosovë edhe në Shqipëri të mos i lejojë të orientohen nga Irani por të jenë të lidhura me Turqinë”, u shpreh ai.

Sipas Sinanit, tarikatet gjithmonë kanë qenë me Bashkësinë Islame të Kosovës por para disa vitesh ata vendosën të themelojnë Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.

Zyrtari i BIK-ut shton se këto bashkësi kanë rrënjë sunite e jo shiite por thotë se kanë vendosur të ndahen për interesa tjera.

Në fund ai shprehet se Bashkësia e Tarikateve tashmë kanë futur shumë gjëra në fe dhe sipas tij kanë prekur edhe thelbin e besimit, raporton Telegrafi.