", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Fifi befason me deklaratën: Nuk do marr pjesë në ‘Kënga Magjike’

E ftuar në emisionin ‘Treshat’, artistja e njohur, Fifi ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien e saj me këngëtaren Eneda Tarifa, pas fitores së kësaj të fundit në kompeticionin e përvitshëm ‘Kënga Magjike’. Fifi ka sqaruar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Enedën dhe se e vlerëson, për shkak se atë e vlerësoi dhe me pikët maksimale në festival.

E pyetur nga Bora Zemani, nëse Eneda e mbajti fjalën për t’i dhënë gjysmën e kupës siç premtoi, Fifi tha se nuk ka nevojë për kupë.

“Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allahun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar, por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, u shpreh Fifi.

Ndër të tjera ajo shtoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin e radhës të ‘Këngës Magjike’, ndonëse jetës nuk i dihet.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dhe erdhi e enjtja me plot surpriza... vazhdojme te jemi une, @donaldveshaj, @romeoveshaj por na eshte bashkuar edhe @fifi.official.fr ! Vazhdojme te kemi te njejtat rubrika por tema te ndryshme, te njejten interviste por me pyetje ndryshe ????. Shihemi sonte ora 21:00 ne @tring_albania

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on