A ka frikë Albin Kurti të bëhet kryeministër? Ja si përgjigjet Haradinaj

Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri TV, Ramush Haradinaj komentoi edhe situatën politike në Prishtinë.

Sipas tij, është i pakuptimtë dhe i çuditshëm qëndrimi i Albin Kurtit, mandatari për krijimin e qeverisë së re.

A ka frikë Albin Kurti të bëhet kryeministër?

“Situata pas zgjedhjeve ka qenë e qartë dhe e lehtë për të krijuar qeverinë. E qartë sepse të gjitha partite politike e kanë pranuar rezultatin zgjedhor. Pra zgjedhje të pranume. Imagjinoni krahasimin Kosovë-Shqipëri. Menjëherë e kemi pranu rezultatin. Tek ne sistemi është parlamentar dhe ai që ka një vote më shumë merr përgjegjësinë të krijojë qeverinë. Në këtë rast përgjegjësia I ka taku Albin Kurtit, Vetëvendosjes. Unë kam patur qëndrim të qartë ndaj zotit Kurti dhe Vetëvendosjes se, është mashtrim ajo që I është ofruar qytetarëve, do dale zhgënjim. Edhe e kam thënë që ditën e pare, por përkundër kësaj I kam thënë I uroj sukses. Tani jam I habitur që zoti Kurti nuk e ka gjetur formulën për të krijuar qeverinë", tha Haradinaj.

Po kërkon LDK shumë?

“Në sitemin tonë, kryetari I qeverisë ka pushtet të madh. Kurti nuk duhet të mërzitet një minister më shumë ose pak se ai është kryeministër I atyre minsitrave. Kurti ka patur qëndrim të çuditshëm për një mandatar. Ai ka qëllim të çojë vendin në zgjedhje. Ai e ka mundësinë me kriju qeverinë e vendit", deklaroi Haradinaj.

Sipas Haradinaj., është më mirë të kemi një qeveri të atyre që kanë fituar zgjedhjet. /SYRI.net

INTERVISTA E PLOTË: