Bllokohet shkëmbimi Politano - Spinazzola

Shkëmbimi i planifikuar midis Interit dhe Romës në lidhje me Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola mund të mos ndodhë edhe pse dy klubet kishin rënë dakord dhe lojtarët kishin shkuar në destinacionet e tyre të ardhshme.

Sipas mediave italiane, negociatat u bllokuan këtë pasdite. Për të dy lojtarët, shkëmbimi përfshinte një huazim me blerje të detyrueshme në varësi të lojërave të luajtura.

“Corriere dello Sport” raporton se shkak për bllokimin e këtij shkëmbimi është bërë gjendja shëndetësore e Spinazzolas. Në qoftë se kjo çështje nuk zgjidhet në orët e ardhshme pritet që të dy lojtarët të kthehen në klubet e tyre.

Ndërsa “La Gazzetta dello Sport” shkon dhe më tej, ku thotë se klubet tashmë janë përqendruar tek lojtarë të tjerë pasi kjo marrëveshje ka dështuar.