Gratë i japin makinës më mirë se burrat dhe shkaktojnë më pak aksidente; Studimi që hodhi poshtë pritshmëritë e shumicës

Sa herë e kemi dëgjuar që vajzat dhe gratë nuk dinë të vozisin makinën ? Një thënie që kundërshton barazinë gjinore, por që tashmë mund hidhet poshtë nga argumenta të vërtetë. Sepse, jo vetëm që gratë nuk vozisin më keq se burrat, por janë më të zonja.

Sipas studimit të kryer nga Vias Institute në Belgjikë, gratë shkaktojnë më pak aksidente  se burrat dhe kanë më shumë të drejtë se gjinia e tjetër.

Sipas kërkimit, 44% e grave që kryen aksident, shkakton dëme të lehta, 23% dëme mesatare, dhe 34%  dëme të rënda. Jo vetëm, sepse nëse hedhim një sy nga vdekjet në timon, dhe aty ato përfshihen 50% më pak.

Po përsa i përket gjobave ? Edhe këtu një pikë për gratë, sepse 2/3 gjoba janë në emër të gjinisë së “fortë”. Për ta mbyllur edhe më bukur, duhen përmendur të dhënat e atyre që vozisin në gjendje të dehur, ku dhe këtu numri është më i ulët se i burrave. Pra herës tjetër që t’ju fyejnë për mënyrën sesi e ktheni timonin , apo sa ‘levizje’ ju duhen për të parkuar timonin, jepini përgjigjen që meritojnë.