Bombë makinës së gjyqtarit, federata pezullon kampionatin

Në Qipro janë pezulluar të gjitha ndeshjet e kampionatit të futbollit.

Ky vendim i federatës erdhi pasi makinës së një arbitri i ishte vendosur një bombë.

Makina e Andreas Konstandinu shpërtheu, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Menjëherë pas kësaj policia ka mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ndodhur.

Nuk është hera e parë që arbitrat në Qipro janë viktima të një atentati, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2014.