Rey Manaj mbërrin në Barcelonë

Rey Manaj ka mbërritur në Barcelonë. Sulmuesi shqiptar pasditen e sotme ka udhëtuar drejt Katalonjës për të finalizuar detajet e fundit të kontratës me klubin e ri.

Manaj do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me Barcelona B.

Debutimi i sulmuesit me ekipin e ri do të jetë javën e ardhshme.

22 vjeçari u transferua nga Albacete tek Barcelona B.