Reforma Zgjedhore/ Kashahu: Vonesa, faturë për qeverinë. Ndërkombëtarët kanë mbajtur shënime

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Klaudia Karabolli, për të komentuar takimin pozitë-opozitë për reformën zgjedhore, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu është shprehur se, Partia Demokratike shkoi e përgatitur.

"Do të ishte e pakuptimtë nëse reforma do të bëhej pa Këshillin Politik. As nuk do të njihej. Në të gjitha dimensioned është një arritje. Rama mund të ndjehet keq pasi pranoi kushtet tona dhe ndërkombëtarët I kanë mbajtur shënim. Mund të ndodhte shumë më përpara dhe mund të përfitonim kohë dhe mund ta kishim çuar në parlament për noterizim. Kjo është faturë për qeverinë. Ne e dime nga takimet e përditshme se, shtetet e BE I kanë mbajtur shënim këto”, u shpreh Arben Kashahu.

Sa i përket negociatave, sekretari për çështjet ndërkombëtare në selinë blu shtoi se, forca që ai përfaqëson po nxit dhe po lobon me shtetet anëtare që Shqipërisë ti hapen negociatat që në Samitin e Zagrebit, por sipas armiku më i madh i kësaj është vetë qeveria Rama.

“Është PD që po nxit dhe lobon me faktorët ndërkombëtare që Shwqipëria të hapë negociatat në Samitin e Zagrebit. Por ka një armik të madh, është qeveria shqiptare. Në maj, me një përpjekje serioze, mund të hapnim negociatat pa kushte”, u shpreh Kashahu. /SYRI.net

Intervista në Syri TV: