Zjarri që i mori jetën fëmijës 2 vjeçar/ 'Po luanin me....' Ja pse banesa mori flakë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja fatale ditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku nga djegia e një banese humbi jetën një fëmijë 2 vjeçar.

Sikundër mësohet zjarri ka rënë magazinën e banesës, më pas flakët kanë përfshirë plotësisht edhe banesës.

Familja ku ndodhi tragjedia ishte në vështirësi ekonomike dhe kishte shtatë fëmijë.

Fatmirësisht banesa nuk është djegur e gjitha kjo edhe falë ndërhyrjes së zjarrëfikëseve.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë fakti që fëmijët po luanin me një shkrepse, gjë e cila për pasojë ka sjellë edhe zjarrin.