Shkëmbimi profesional me DASH, ambasadorja Faber: Programe që ndihmojnë shoqëritë

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce, hapi festimet e këtij viti për 80-vjetorin e Programit Udhëheqës të Vizitorit Ndërkombëtar, programi i shkëmbimit profesional i Departamentit të Shtetit, gjatë një ceremonie të mbajtur dje në Muzeun Kombëtar të Diplomacisë Amerikane.

Ambasada amerikane  në Tiranë njoftoi se znj.Royce prezantoi dy ish pjesëmarrësit të programit IVLP, Ambasadoren e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Floreta Faber dhe Ambasadorin e Singaporit në Shtetet e Bashkuara Ashok Kumar Mirpuri, të cilët ndanë përvojën e tyre në programet e shkëmbimit.

“Isha e nderuar dhe e privilegjuar që fola në hapjen e 80-vjetorit të IVLP. Këto programe ndryshojnë jetët e njerëzve në botë dhe ndihmojnë në shndërrimin e shoqërive. Ishte një mundësi e madhe që të ndaja përvojën time dhe të përfaqësoja mbi 750 ish-pjesmarrës nga Shqipëria në programin IVLP, të cilët sjellin ndryshim”, tha Ambasadorja Faber.