Tenori i njohur ‘shpërthen’ kundër Ramës: Pse nuk bën padi për krimet serbe?

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, reagoi sërish me zemërim pas lajmit se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka paditur homologun kosovar në detyrë, Ramush Harainaj. Ai e pyet Ramën se përse nuk bën padi për krimet e Serbisë në Kosovë.

Reagimi i plotë i Ramë Lahajt:

Faqja e zeze

N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri!

Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.

Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mbrojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.

HIJENA T’PUSHTETIT

Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji.