FOTO/ Daily Mail shkruan për ‘fëmijët e pasur të Instagramit’ në mesin e tyre dhe shqiptar

Edhe pse për një pjesë të madhe muaji janar njihet si një muaj i ‘zymtë’ për fëmijët e pasur të Instagramit nuk ndodh kjo gjë.

Ata publikojnë foto nga pushimet dhe nga jeta e tyre luksoze nga Dubai, Nigeria dhe nga Shqipëria shkruan Daily.Mail.

 Ata po shijonë diellin e janarit në vende më klimë të ngrohtë duke qëndruar në hotele luksoze si Abu Dabi, Dubai etj.

Për më shumë ju ftojmë ti shihni fotot e mëposhtme:

Blogerja e njohur Jamie Chua, nga Singapori ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të eksploruar botën. Ajo ndodhet në një kabinë të vogël të cilën e ka kompletuar duke e kthyer në një shtëpizë.
Ylli i Instagramit Zinhle Ngwenya ndau një foto teksa shëtiste në një park piktoresk që mendohet të ishte në Nigeri duke shfrytëzuar sa më shumë klimën e ngrohtë
Themeluesja e klubit evropian të plazhit, Natallia Yakimchyk ndau një foto teksa ndodhej në një jaht lluksoz me pamje nga Dubai
Ollie Zeineddine ndau një foto teksa përshkoi Kullën Eiffel në Ferrarin e tij
Një foto tjetër nga llogaria e 'Rich Kids of Dubai'  zhytur në një vaskë të nxehtë, ndërsa shihnin akuariumin në një hotel luksoz
Një foto nga 'Fëmijët e pasur' nga Tirana teksa janë në udhëtim me  Rolls Royce dhe po shijonë një shishe shampanje
Inxhinier dhe i dashuruar pas makinave të shtrenjta nga Stambolli nisi vitin duke shijuar këtë pamje të jashtëzakonshme në Yuvack, Turqi
Fëmijët e pasur të Instagramit nga Nigeria influencuesja e njohur ndau një foto teksa shijon një udhëtim në një avion privat, duke shkruar: 'Gruaja e një miliarderi është gjithashtu një miliardere'