Ismailaj jep shenjat e gishtave, edhe KQZ dërgon dokumentat në prokurori

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka depozituar shenjat e gishtave.

Mesohet se kryebashkiaku ka depozituar shenjat e gishtave pas kërkesës së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorin e Përgjithshme.

Prokuroria përmes sektorit të saj për dekriminalizimin, nisi verifikimin për kryebashkiakun e Mallakastrës, duke kërkuar fillimisht shenjat e tij të gishtave.

Ismailaj akuzohet nga PD se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bëri publik dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku, sipas tij, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës.

Ndërkohë, mesohet se edhe KQZ ka depozituar në Prokurori dokumentat që kryebashkiaku i emeruar nga Rama në Bashkinë Mallakastër ka depozituar në momentin e kandidmit të tij nga Partia Socialiste.