Misteri i Antarktidës nga Google Earth vë në dukje 'murin antik të lartë tre metër’

Një Youtuber pretendon të ketë gjetur një mur antik në një pamje misterioze në Google Earth nga Antarktika. 

I ashtuquajturi "monolit" thuhet se ka një mur disa milje të gjatë dhe dy ndërtesa masive që i krahasoi me bedena.

Një kërkues ka gjetur një objekt misterioz në Antarktidë në Google Earth për të cilin ai thotë se ka pamjen e një "monoliti të lashtë babilonas".

Përdoruesi i Youtube MrMBB333 ndau gjetjen e tij të "strukturës së madhe" dje.

Në videon e publikuar, ai zbulon atë që duket si një mur fortifikimi me lakime dhe dy ndërtesa në formë piramidale të varrosura pjesërisht në dëborë të thellë dhe akull.

Ai u tha 384,000 ndjekësve të tij:

"Ka diçka nën dëborë dhe akull këtu në të majtë që duket si një strukturë e unifikuar që duket si një mur rrethues. Duket sikur është ndërtuar me qëllim.”

Marrë nga: www.dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net