Del në shitje tavolina për njerëzit që duan të punojnë shtrirë

Një kompani në San Francisko është duke u përpjekur të bindë punëtorët e zyrës të fillojnë të ushtrojnë detyrën me një tavolinë të madhe tërheqëse.

Krijuar nga Altwork, tavolina e Signature Station u lëshua për herë të parë në treg në vitin 2016 për 5,500 dollarë, dhe kompania kohët e fundit demonstroi një model të azhurnuar 7.600 dollarësh që përfshin priza të integruara dhe një strehim opsional prej 40 paundësh për të mbajtur edhe ekranet më të mëdha. 

Sipas Altëork, të punosh në kushte të mira për shpinën përmirëson qarkullimin e gjakut, i cili mund të kontribuojë si për të minimizuar sëmundjet fizike, ashtu edhe për të përmirësuar produktivitetin. 

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net