Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, zëdhënësia e DASH: Irani i përdor si mbulesë për sulme terroriste

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, ka reaguar Zëdhënësia e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.

Në një postim në faqen e saj në Tëitter, ajo shprehet se regjimi iranian përdor subjekte diplomatike në Evropë për të planifikuar sulme terroriste.

Morgan Ortagus: Lavdërojmë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët iranianë. Regjimi iranian përdor objektet diplomatike në Evropë, si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë.