", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Reperi i njohur shqiptar ka gati bashkëpunimin me Chris Brown, zbulon datën e publikimit

Pak ditë më parë, Gashi zbuloi se 2020 kishte nisur mjaft mirë për të. Ai tregoi se shumë shpejt do të sjellë një nga këngët e tij më të pëlqyera, ‘Safety’, remix në bashkëpunim me Chris Brown.

Dhe duket se kënga ?shtë gati dhe do të publikohet më shpejt nga sa e kishit menduar. Gashi ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se data e publikimit do të jetë 24 janar.

“Safety 2020, 24 janar në bashkëpunim me Chris Brown, Afro B dhe Dj Snake”, ka shkruar ai në Instagram. Gashi po ecën mjaft mirë në rrugën e tij drejt suksesit, pasi ka bashkëpunuar edhe herë të tjera me personazhe të famshëm.

View this post on Instagram

Safety2020 JAN 24TH Feat Chris Brown, Afro B, Dj Snake ????

A post shared by GASHi (@gashi) on