Tragjedi familjare/ Banesa përfshihet nga flakët, digjen brenda katër fëmijët e vegjël

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një qytet të Rumanisë, pasi një zjarr përfshiu një banesë dhe vdiqën katër fëmijët e vegjël të një familjeje.

Viktimat ishin të moshave 6 muajshe deri në 6 vjeç, ndërsa vëllai më i madh i tyre 14 vjeç arriti të shpëtojë me plagë të lehta.

Autoritetet thanë se shkak është bërë soba me dru, me të cilën familja ngrohej, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo që ka ndodhur bëhet akoma më e frikshme ngjarjen është se prindërit kishin lënë në banesë fëmijët e vegjël dhe kishin dalë për disa orë.

Policia ka arrestuar prindërit, për neglizhencë ndaj fëmijëve të vegjël. Prindërit kanë pranuar se shpesh herë, kur dilnin nga banesa, linin fëmijët vetëm.