Ishte në tualet, gruaja kafshohet nga gjarpri

Një grua u përlesh me një gjarpër pasi ai e sulmoi atë ndërsa ishte në tualet.

Fotografitë e tmerrshme tregojnë muret e banjës dhe dyshemenë e mbuluar në gjak pasi zvarraniku kafshoi gruan në kofshë.

Vajza e saj, Chunya Sittiëichai, publikoi gjithçka në Facebook për të përshkruar sesi zvarraniku ishte mbështjellë në tualet para se të ndodhte incidenti i frikshëm në Tajlandë.

Chunya tha që nëna e saj rrëmbeu gjarprin nga koka për ta larguar nga kofshën e saj por ai vazhdonte të shtrëngonte dhëmbët ndërsa gjaku rridhte nga kofsha e saj.

Gruaja thirri në ndihmë fëmijët e saj para se Chunya ta qëllonte me thikë dhe çekiç.

Gruaja u dërgua në spital dhe u trajtua me qepje për plagën e kafshimit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H-Syri.net