Padia ndaj Haradinajt, Paloka: Rama po hyn në histori si Esad Pasha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi pas padisë që kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ngritur ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Paloka shkruan se Rama po hyn në histori si Esad Pasha.

“Ditën e përkujtimit të masakrës së Raçakut hedh në gjyq Ramush Haradinajn...!!!

Kjo nuk mund të jetë më as rastësi, as padituri.

Rama me sa duket e ka vendosur; meqë nuk hyn dot në histori si Ismail Qemali, do të hyjë si Esad Pasha”, shkruan Paloka.