FOTO/ Nuk gjen qetësi toka! Mbi 1 mijë lëkundje brenda 20 ditësh, dëme kolosoale te banorët

Puerto Riko goditet nga tërmeti 5.1 ballë, shemben shtëpi dhe shkolla

Këtë të mërkurë, një tërmet me magnitudë 5.1 ballë tronditi qytetin e Yauco në Puerto Riko, duke shkaktuar miliona dollar dëme materiale.

Sipas një vëzhgimi, më shumë se 1.280 tërmete kanë goditur territorin e SHBA në 20 ditët e fundit.

Jugperëndimi i Porto Rikos është prekur nga tërmete që nga 28 dhjetori dhe shumica e tyre kanë qenë 4.5 ballë e lartë.

Në daljet e tyre, zyrtarët thanë që tërmetet e fundit kanë shkaktuar miliona dollarë dëme përgjatë bregdetit jugor të ishullit, ku tërmetet e fundit kanë rrëzuar shtëpitë dhe shkollat.

Midis tyre ishte një tërmet me madhësi 6.4 që goditi në 7 janar, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

Një tërmet prej 5.9 ballë që ndodhi të shtunën duke shkaktuar vetëm dëme të mëtejshme.