Aubameyang ndëshkohet për ndërhyrjen brutale ndaj kundërshtarit

Sulmuesi i Arsenalit, Pier-Emerik Aubameyang, do të mungojë në 3 ndeshje.

Federata Angleze e Futbollit nuk pranoi apelimin e vendimit të klubit londinez për kapitenin e tij, i cili u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit të Kristal Palasit, Maks Mejer, në takimin e fundit të zhvilluar në kampionat, ku “Topçinjtë” barazuan 1-1.

Lojtari nga Gaboni shkeli kyçin e këmbës të futbollistit gjerman.

Sipas kalendarit, Aubameyang do të humbasë sfidat ndaj Shefildit dhe Çelsit në kampionat si dhe takimin e FA Cup kundër Bournemouth.