FOTO/ Përgjegjësit e masakrës së Reçakut, zbulohen kartelat personale të autorëve

Në 21-vjetorin e kujtimit të masakrës në Reçak, nëpërmjet një postimi në Facebook, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka publikuar dokumente dhe fotografi të autorëve të masakrës së Reçakut.

“Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut. #Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, shkruan Zyberaj.