Zhvillohet konkursi i Artit të Oqeanit, prezantohen krijesa të rralla

Përzgjedhja e fotografive më mahnitëse të zgjedhura nga një juri e talentuar është mënyra e përsosur për të gjetur jo vetëm argëtimin, por edhe frymëzimin.

Është zhvilluar një konkurs fotografish i Artit Oqeanik me 16 kategori të ndryshme, ku përfshihen krijesa nga oqeanet dhe ka një numër të madh fituesish.

Çmimi i madh ishte prej 83.000 dollarësh dhe jo pak persona morën pjesë.

Ky konkurs përshkruhet si një ndër më prestigjozët e fotografive të natyrës në botë.

Prurjet e këtij viti erdhën nga 78 vende të ndryshme, një numër mjaft mbresëlënës që garantoi përfaqësim të denjë nga e gjithë bota.

Fituesit e konkursit për vitin 2019 u zgjodhën nga Tony Wu, Martin Edge, Marty Snyderman dhe Scott Gietler.

Marrë nga: www.boredpanda.com-Përgatiti: F.H,Syri.net