'Këshilli Politik' i Shqipërisë dhe fundi i palaços me çitjane

Në Shqipëri kemi ka dy lloje shqiptarësh: Njerëz të mirë dhe njerëz të këqinj. Të mirët, për fat të keq janë pakësuar shumë, të këqinjtë po ia marrin frymën vendit.

Populli po sheh nga qielli, me mijëra janë në qiell të hapur. Me qindra mijëra të tjerë nuk e kanë bukën në sofër. Shqipëria nuk është buzë katastrofe, tani ajo është vetë një katastrofë.

Edi Rama, një individ kontravers me difiçensa të thella morale, ia doli të instalojë një "shtet" bastardësh politik të neveritshëm. Historia njerëzore nuk ka njohur ndonjëherë një çetë të tillë kopukësh, që nuk di të ndalet, as para zbrazjes së vendit.

***

Se çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre viteve të pushtetit të Edi Ramës, të gjithë e dimë. Partia Demokratike nuk ka patur përballë një mazhorancë politike, por Mafian. Merrni çdo emër të përveçëm të Rilindjes; ca maskarenj të pafytyrë, kriminelë dhe hajdutë reçidivistë, ministra mafiozë dhe trafikantë... çfarë ka tjetër?!

Është e tepërt të shkruaj qoftë edhe një rrjesht më tepër për Edi Ramën, këtë sinonim të mediokritetit, meskinitetit dhe përversitetit njerëzor. Ky birbo mosmirënjohës ka hyrë në Histori, por tek kapitulli i zi.

***

Ka diçka serioze që Partia Demokratike nuk mundet t'a anashkalojë kurrë; kushdo qoftë Kryetari i saj. Sa të ekzistojë Shqipëria, gjysma e shqiptarëve do të jetë kundër Partisë Punës, kundër Partisë Socialiste dhe kundër Rilindjes.

Sa të ekzistojë Shqipëria, pjesa më e mirë e shqiptarëve do të jetë me Partinë Demokratike.

Sa të ekzistojë Shqipëria, nuk do të ketë paqe sociale dhe pajtim kombëtar me vrasësit dhe kriminelët komunist. Pavarësisht se sot gjenden në krye të Parlamentit të Shqipërisë.

Lulzim Basha duhet t'a kuptojë mirë se gjaku nuk bëhet ujë. Shqiptarët u lodhën duke falë, madje edhe jetën. Atdheu nuk mund të jetë prona e maskarenjëve. Një zhgënjim tjetër i demokratëve do të jetë fatal për fatet e Shqipërisë. Uroj që Lulzim Basha i ka bërë mirë llogaritë politike. Përndryshe, edhe nëse ka të drejtë, kësaj here do të jetë fundi i tij politik.

***

Sot u krijua Këshilli Politik. Një emërtesë e re, e panjohur në fjalorin tonë. Mjafton ky element për të kuptuar se fundi i Edi Ramës është edhe një hap larg.

Damian Gjiknuri, një burrë delikuent dhe i pacipë, po "negocion" me përfaqësuesit e Opozitës kushtet e kapitullimit, pa kushte. Orët e tyre të fundit i kanë me "detyrim" formal për të përmbushur kushtet e opozitës. Ashtu siç thotë Opozita.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, NATO dhe OSBE (që paradoksalisht kryesohet nga Kryemafiozi Edi Rama) nuk mund ta kapërdijnë më tragji - komedinë shqiptare dhe palaçon me çitjane. Ky është fundi i tij. Të tjerat janë thjesht dashakeqësi dhe propagandë rilindase.