‘Vuçiç si Millosheviçi’/ Hoxhaj akuzon Beogradin: Shesin armë ilegalisht dhe blejnë ç’njohjet e Kosovës

Nëpërmjet një postimi në Twitter zv/kryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon fushatën kundër Kosovës, njësoj si Sllobodan Millosheviçi.

Postimi i plotë:

“Kampania lobuese e Serbisë kundër Kosovës, përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve dhe veprimeve të ngjashme të këqija, tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vuçiç dhe një spiuni sovjetik si Daçiç, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.