Tapë në timon, përplas mjetin me traun e doganës Durrës, arrestohet

Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës ndaluan A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ai  po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u arrestua në flagrancë pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar  në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore" dhe "Shkatërrim prone".