Zjarret masivë në Australi mund të bëhen rutinë, thanë shkencëtarët e klimës

Londër  – Zjarret që po shkatërrojnë Australinë e kanë krijuar tani rrugën që të bëhen normale për këtë vend në rast se bota nuk lëviz me shpejtësi për të frenuar emetimet e gazrave serrë që nxisin ngrohjen globale, kanë paralajmëruar shkencëtarët, sipas Reuters.

Megjithëse qeveria e Australisë dhe pjesë të medias së saj janë përpjekur të minimizojnë rolin e ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga njeriu, që e bëjnë vendin më të prekshëm ndaj zjarreve, -  një përmbledhje e 57 punimeve shkencore të nxjerra që nga viti 2013, i treguan qartë lidhjet.

Nga këtu u zbulua se ndryshimi i klimës kishte shkaktuar një rritje të shpeshtësisë dhe ashpërsisë të atij që shkencëtarët e quajnë “moti i zjarrit” – periudha me rrezik të lartë zjarri për shkak të kombinimit të temperaturave më të nxehta, lagështisë së ulët, reshjeve të pakta dhe erërave të forta.

Efektet nuk janë vërejtur vetëm në Australi, por që nga SHBA-ja perëndimore dhe Kanadaja, Evropa e jugut, Skandinavia, Amazona dhe Siberia, thuhet në studime.

Në nivel global, stinët e zjarrit janë shtrirë në rreth 25% të sipërfaqes së bimësisë së Tokës, me 20% rritje në gjatësinë mesatare të sezonit të zjarreve sipas vëzhgimit.

Australia ishte veçanërisht e prekshme nga zjarret pasi sipërfaqja e tokës së saj ishte ngrohur më shumë sesa rritja e temperaturës mesatare globale prej rreth 1 gradë Celcius e kohërave para-industriale.

Organizata Botërore e Meteorologjisë tha se rritja e temperaturës globale mund ta godasë 3-5 gradë C këtë shekull, tre herë më shumë se në limitet e rëna dakord në Marrëveshjen e Klimës në Paris në 2015-ën – në rast se asgjë nuk do të bëhet për të ndaluar shtimin e emetimeve të gazrave në ajër./SYRI.NET