Serie A/ Parma mposht Leccen, synon zonën evropiane

Parma fiton 2-0 me Leccen dhe thuajse prek zonën europiane në klasifikimin e Serisë A.

Ekipi emilian, tashmë i katapultuar në vendin e shtatë (një më pak se Cagliari), e zgjidhi ndeshjen në “Tardini” në pjesën e dytë me dy gola të shënuar nga Iacoponi dhe Cornelius.

Mbrojtësi i Parmës goditi saktë me kokë në minutën e 57-të, pas një këndoreje, ndërsa Cornelius, i sapofutur në fushë, vulosi suksesin e vendasve në minutën e 72-të.

Për Leccen kjo ishte humbja e katër radhazi, që e bën ndër më të rrezikuarat për të rënë në Serinë B, aty ky ishte sezonin e kaluar.