‘Gylenisti u shfaq duke ulëritur’/ Shehu: U rrëmbye një njeri

Ish-ministri Jashtëm Tritan Shehu i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News 24’  foli për rastin e ekstradimit të gylenistit Harun Celik nga vendi ynë.

Shehu deklaroi se gylenisti është shfaqur në një media turke duke ulëritur, kurse shtoi se Shqipëria rrëmbeu praktikisht një person. Ai shtoi se rastin e ekstradimit të gylenistit janë shkelur të drejtat e njeriut.

‘Ne si Shqipëri rrëmbyem një person. Media turke e ka dhënë duke ulëritur. Edhe kur e merr nga burgu, merret në mënyrë njerëzore, jo kështu.

U bë atë ditë sepse ishte 1 janari, të gjithë me pushime, u mendua se nuk ka zhurmë. Ishte skandal. Nuk di fare se çfarë ka bërë, por duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore.

Jemi bërë vasal shumë kohët e fundit, me gjëra qesharake. SHBA është tjetër gjë. Me Amerikën kemi partneritet e jo vasalitet.

Ne morëm Kryesimin e OSBE-së, ndërsa ne këtu shkelim të drejtat e njeriut me shumë gjëra, edhe me këtë ekstradim’, tha Shehu.