FOTO/ Tërmeti tragjik gjunjëzoi Haitin para 10 vitesh, sot lagjet e reja janë me të sigurta

Tërmeti tragjik i para 10 vitesh, preku më shumë qytetin e Leogane dhe kryeqyteti Port Au Prince, ku një e katërta e popullësisë humbi jetën nën gërmadha.

Sipas raportimeve, rreth 200.000 persona janë gjendur të vdekur dhe mijëra tjerë nuk jane gjetur akoma.

Pas tragjedisë, qeveria e Haitit, tregoi se janë nga 215.000 deri 230.000 viktimat e tërmetit dhe 1 milione mbetën pa strehim.

E gjithë bota u solidarizua me shtetin e vogël, ku ushtria amerikane zbarkoi për shkak se në Haiti nuk kishte më pas shtet, pasi drejtuesit e vendit ishin vrarë nga tërmeti.

Edhe pse jemi 10 vitë pas kësaj ngjarje në Haiti, plagët nuk janë shuar ende, por në shumë zona janë ndërtuar shtëpitë e reja, të gjitha me një kat.

Me çati të lehta, ky sistem banesash rekomandohet në zonat ku ka shumë tërmete.

Pas tërmetit tragjik që preku Shqipërinë më 26 nëntor, lagje të ngjashme me shtëpi të ulta, parashikohen të ndërtohen, për strëhimin e atyre që humbën shtëpitë.