Plagosi me thikë 8 persona të rastit, agresori neutralizohet nga qytetarët

Gjatë ditës së sotme në Colorado Springs të SHBA-së, një person ka sulmuar me thikë tetë persona në disa vende të ndryshme.

Policia iu përgjigj një telefonate në orën 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe gjeti dy persona të goditur me thikë, ndërkohë që vrasësi ishte larguar në këmbë në një park, raporton CNN.

Pasi oficerët shkuan në atë drejtim, ata gjetën më shumë persona të plagosur me thikë. Pas kësaj, ata morën një mesazh tjetër.

Kur shkuan në vendin ku u bë thirrja, ata gjetën sulmuesin që ishte kapur nga disa burra që ishin cak i sulmit të tij. Sulmuesi u mor në paraburgim.

“Sulmet duket se kanë qenë të rastit dhe nuk ka asnjë lidhje midis të dyshuarit dhe personave të sulmuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të tetë personat e plagosur janë dërguar për trajtim në spital, ndërkohë që policia dyshon se sulmuesi kishte vepruar si i vetëm.