Një portugez kryen testet mjekësore te Tottenham

Gedson Fernandes shumë shpejt do të jetë lojtar i Tottenhamit.

Sipas “Sky Sports”, Fernandes ka kryer testet mjekësore të Tottenham, ku do të jetë i huazuar për 18 muaj.

Kontrata personale nuk pritet që të jetë problem dhe marrëveshja me 21-vjeçarin portugez pritet që të kompletohet brenda 24 orëve.

Tottenham do ta këtë mundësinë për ta blerë kartonin e lojtarit të Benficës në vlerën 65 milionë euro, kurdo që dëshiron brenda 18 muajve.